Benatia dhe Juventus; divorc në janar? Në horizont shfaqet Milani

Duket se aventurës së Mehdi Benatia te Juventusit po i vjen fundi. Qendërmbrojtësi duket se e ka humbur durimin duke qenë se trajneri Masimiliano Alegri nuk po i krijon hapësira në skuadër dhe kjo ka bërë që të lindë hipoteza e largimit të tij nga Zonja e Vjetër që në merkaton e muajit janar. Situata e Benatia duket se po ndiqet me vëmendje nga Milani që po mendon ta sjellë në radhët e tij me formulën e huazimit me detyrim blerje për 15 milionë Euro.

Por për Benatia duket se ka dalë në skenë edhe një pretendent tjetër dhe bëhet fjalë për Mancester Junajtid të Murinjos. Në këtë rast edhe vetë Juventusit mund t’i interesojë transferimi i qendërmbrojtësit për në Old Trafford pasi do të mund të ruajë raportet e mira më Djajtë e Kuq që do të thotë rritje të shanseve për të rikthyer në Torino, Pol pogbanë.

Ata që mbeten jashtë gare për Benatianë janë pikërisht Barcelona dhe Olimpiku i marsejës. Katalanasit u kërkuan nga agjentët e futbollistit, por ata deklaruan se preferojnë një futbollist të ri në rolin ku luan Benatia. përsa i përket Olimpikut të Marsejës, skuadra franceze është në një kaos total ku futbollistët kanë dalë kundër trajnerit Garsia dhe strotman të cilit i kanë dhënë shumë privilegje. Milani mund të jetë destinacioni i pëlqyeshëm për Benatianë pasi aty mund t’i jepet mundësia që të luajë si titullar përkrah Romanjolit.

sfidanti.al