Mejuedhër “zgjohet nga gjumi”: Nuk ndeshem me Nasukauën!

Lajmërimi i bërë botërisht ishte që Flojd Mejuedhër i riu do të ndeshej me yllin e kikboksit japonez, Tenshin Nasukaua. Papritur, boksieri i tërhequr amerikanë bëri një “kthesë të fortë”, duke deklaruar se nuk ka ndërmend ta realizojë këtë luftë. i sapokthyer nga Tokio për në SHBA, ai shkruajti një letër të gjatë për tifozët e tij, dhe e hodhi në Instagram.

“Duket se na futën në qorrsokak në Tokio, – deklaroi ai, – fjala ishte për një ndeshje të rezervuar, në prani të pak tifozëve pasanikë qëdo të paguanin një shumë tepër të madhe për ne. Tashmë, unë marr vesh se duan të bëjnë një ndeshje me transmetim global televiziv. Ne duhet të kemi rregulla, ndaj kjo nuk mund të bëhet kështu”. Mejuedhëri i kërkoi falje tifozëve, ndërsa bëri sqarimin e mësipërm.

Ndeshja ishte planifikuar për në 31 dhjetor në Saitama, dhe sipas amerikanit plani ishte për një spektakël prej 9 minutash , me 3 raunde gjithsej. Nuk ishte e qartë nëse do të ishte ndeshje boksi, ndeshje me rregulla të përziera, apo ndeshje artesh marciale në “kafaz”!

Sfidanti.al