Haçanov mposhti Gjokoviçin, dhe fitoi më shumë se 5 milion euro!

Tenisti rus, Karen Haçanov, është fituesi sensacional i turneut të serisë së mjeshtrave 1000 që u luajt në Paris me fond shpërblimi prej 5 444 985 eurosh. Ky tenist mundi në finale serbin Novak Gjokoviç me rezultatin 2-0 me sete 7-5, 6-4, në më pak se 100 minuta lojë.
Ky është trofeu i 4-t ATP për Haçanovin në karrierën e këtij tenisti në po katër finale të ketij niveli, por, sidoqoftë, ky është turneu i parë që ai fiton në turneun e mjeshtrave. Haçanovi në ndeshjen finale të këtij turneu ishte shumë më i freskët sesa Gjokoviçi që u duk i rraskapitur mbas ndeshjes gjysmëfinale triorëshe me Rozher Federerin.
Sifoqoftë, Gjokoviçi, pavarësisht nga kjo humbje, që nga sot është raketa nr.1 në botë në ranglistën e ATP-së, ndërkohë që Haçanovi u ngjit në vendin e 11-të.
Sfidanti.al