Përse gjithnjë ai? Ramos i thyen hundën mbrojtësit çek!

Mund të mos ishte aspak me qëllim të keq, padyshim që mund të ishte rastësi. Sidoqoftë, kur dëgjon se ishte përsëri Sergio Ramosi që shkaktoi një ndërhyrje të gabuar, të përgjakur, nuk ke sesi të mos shqetësohesh apo revoltohesh. i ndodhi në finalen e Championsit, kur dëmtimi që i shkaktoi Salahut, e bëri të humbiste ndeshjen dhe thuajse edhe Botërorin. Po ashtu, në atë finale ndaj Liverpulit, goditi portierin e anglezëve, Karius, duke i shkaktuar jo pak shqetësim e dëmtim.

Në fushën e Viktorias së Plzenit, goditi me bërryl mbrojtësin vendas, Havel, i cili u detyrua të dilte nga fusha e lojës me hundë të thyer që në minutën e 38-të. Gjyqtari gjerman, Ajtekin, nuk e vuri re atë që ndodhi, dhe po ashtu edhe ndihmësit e tij, ndaj Ramosi shpëtoi pa marrë të paktën një karton të verdhë.

Sfidanti.al