Sa vlen ky Nejmari? Sipas Footbal Benchmark…229 milionë Euro

Nejmar është futbollisti me vlerën më të lartë në merkaton e transferimeve. Jo është ajo që publikon portal ‘Football Benchmark’ që studio parametrat e më shumë se 4000 futbollistëve të 11 kampionateve kryesore. Ky studim e vendos sulmuesin e Paris Sën Zhermenit në vendin e parë me një vlerë prej 229 milionë Eurosh, që është më e lartë se ajo që klubi parizien kaloi në llogaritë e Barcelonës prej 222 milionë Euro.

Në vendin e dytë në këtë klasifikim të vecantë e mban një tjetër sulmues I Paris Sën Zhermenit, francezi 20 vjecar Kilian Mbape me 215 milionë Euro duke lënë në vendin e tretë yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Mesi me 203 milionë. Klasifikimi vijon me Salah me një vlerë prj 168 milionë Euro I ndjekur nga Kejn, Hazard, De Brëjne dhe Grizman.

Ajo që të bën përshtypje është se në dhjetëshen e futbollistëve me vlerën më të lartë të merkato nuk janë Kristiano Ronaldo e Luka Modric kjo për faktin se të dy futbollistët I kanë kaluar të 30 vitet në moshën e tyre.

Sfidanti.al