Viti 2018 ishte padyshim një vit horror për portierin gjerman Loris Karius që do të mbahet mend për gafat e tij të njëpasnjëshme sidomos ato të finales së Ligës së Kampioneve në sfidën mes Realit të Madridit dhe Liverpulit. Megjithatë fundi i tij ishte madhështor në aspektin sentimental për të.
Portieri gjerman që u transferua te Beshiktashi është pikasur nga paparazzët më Majemi në momente intime me të dashurën e tij të re, modelen dhe aktoren gjermane 29 vjecare, Sofia Tomala si për të harruar të gjitha ato gafat e tij që për muajsh e bënë objekte ironish në internet e rrjetet sociale.
Sfidanti.al