Xhokovic pret Nadal: Ktheu shpejt, kemi nevojë për ty

Problemet fizike janë kthyer në një makth per Rafael Nadal. Tenisti spanjoll u tërhoq nga turneu i Brisbejnit për të mos kompromentuar pjesëmarrjen në turneun e parë Grand Slam të vitit, Australian Open. Kjo situatë e re e numrit 2 të botës preku jo pak një prej rivalëve më të fortë të tij, Novak Xhokovic i cili është i impenjuar në turneun e Dohës ku ka arritur në gjysmëfinale.

‘Ka mundur të riaftësohet kaq shpesh nga dëmtimet saqë të gjithë presin që ai ta bëjë këtë gjithmonë-tha Xhokovic-ai ka një stil loje kaq agresiv që sjelle edhe dëmtimin në artikulacionet e gjurit dhe të muskujve të tij. Por nuk ka asnjë dyshim që ky sport ka nevojë për Rafael Nadal. Është një prej legjendave të të gjitha kohërave të këtij sporti dhe ne të gjithë duam ta shohim atë të luajë’.

Ai mes Nadal dhe Xhokovic rezulton të jetë rivaliteti më konsistent në historinë e turneve Open të tenisit, në total këta dy tenistë kanë zhvilluar 52 ndeshje mes tyre me Xhokovic që ka një avantazh të lehtë me 27 fitore kundrejt 25 të Nadal.

Sfidanti.al