Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo, shpjegoi se përse kishte kërkuar që të mos thirrej në përfaqësuesen portugeze mbas Botërorit 2018. Verën e kaluar, ky futbollist 33-vjeçar u shpërngul nga Reali për te Juventusi, ndërkohë që ai vuri në dukje se kishte nevojë për disa kohë që të përshtatej me klubin torinez.
“Gjatë vitit 2019, unë do të jem përsëri në dispozicion të ekipit përfaqësues. Unë rashë dakord me njerëzit e federatës dhe trajnerin që të mos luajë në pjesën e parë të sezonit. Jam 33 vjeç, ndërrrova klub, shkova në një vend tjetër, ndryshova regjimin e stërvitjes dhe lojtarët përreth meje”, tha Ronaldo.
Ronaldo ka luajtur me përfaqësuesen e Portugalisë më shumë se kushdo tjetër, gjithsej 154 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se çdokush tjetër me këtë përfaqësuese – 85 gola.
Sfidanti.al