Kjo është dashuri: e ndjekin 8000 tifozë edhe në ligën e tretë!

Sanderlendi, gjashtë herë kampion i Anglisë, gjatë tre viteve të fundit ka pësuar një “zhytje” të thellë nga Premier Liga në ligën e tretë. Fillimisht, ai ra nga Premier Liga në Championship (liga e dytë), kurse vjet ra edhe nga ky i fundit dhe tani luan në Ligën e 1-rë që në fakt është liga e 3-të me shpresën se sezonin e ardhshëm do të ngjitet një shkallë më sipër dhe më pas përsëri në konkurrimin më të elitar anglez.
Por, sidoqoftë, Sanderlendi, edhe pse po kalon vite të vështirë, ka se përse të krenohet… sepse ai ka tifozë shumë besnikë. Në ndeshjen e fundit të këtij ekipi në Blekpul me ekipin vendas atë e shoqëruan 7800 tifozë, të cilëve iu desh që të ngriheshin herët në mëngjes në ditën e parë të vitit 2019, pasi iu duhej që të udhëtonin plot 300 km.
Interesant është fakti se stadiumi i Blekpulit ka një kapacitet prej vetëm 11 000 vendesh që do të thotë se dy tretat e të pranishmëve ishin tifozë të Sanderlendit që edhe u kenaqën pasi ekipi i tyre fitoi 0-1. Një mbështje të tillë besnike me siguri që e kanë zili edhe klubet më të mëdhenj.
Sfidanti.al