Endërra amerikane e Çelsit të Sarit, 50 milion euro për Pulishiçin

Çelsi është klubi, në të cilin futbollisti i ri amerikan, Kristian Pulishiç, do ta vazhdojë karrierën e tij, duke qenë se tanimë janë rakorduar të gjithë detajet e transferimit të tij nga Borusia e Dortmundit.
Gazeta gjermane me tirazh të madh, “Bild”, shkruar se është arritur marrëveshje e plotë dhe se Pulishiçi (nën 20 vjeç) në korrik të këtij viti do të shpërngulet në “Stemford Brixh”, ndërkohë që Çelsi do të paguajë për të 50 milionë euro.
Në fakt, trajneri italian i Çelsit, Mauricio Sari, donte që ta merrte këtë pjesëtar të përfaqësueses amerikane që këtë janar, por kryesia e Borusias e hodhi poshte këtë opsion, duke bërë të qartë se Pulishiçi nuk do të mund të largohet nga ekipi deri sa vazhdon gara për titullin kampion të Bundesligës me Bajernin e Mynihut. Kështu që u ra dakord që transferimi i këtij lojtari të ri të talentuar të bëhet gjatë verës së ardhshme.
Sfidanti.al