Rakitic në shënjestrën e Interit? Zikaltrit gati të ofrojnë 90 milionë euro

Në Spanjë janë të sigurt; interi do të tentojë të sigurojë shërbimin e Ivan Rakitic në merkaton e muajve të verës. pasi e bëri këtë me Luka Modric duke dështuar zikaltrit i hodhën sytë nga mesfushori kroat i Barcelonës. Drejtuesit e Interit prej kohësh janë vënë në kërkim të një futbollisti të një niveli të lartë në arenën ndërkombëtare, i mësuar të luajë në evenimentet më të rëndësishme dhe që është në gjendje që të rrisë cilësinë e skuadrës dhe rakitic duket se është futbollisti që i përgjigjet këtij profili.

Sipas asaj që publikon e përditshmja katalanase ‘Sport’, Interi ka përgatitur një ofertë për rakitic dhe ka shfaqur gatishmërinë për të paguar 90 milionë Euro për Rakitic, nënkampion bote, me synimin për të ulur me 30 milionë klauzolën e zgjidhjes së kontratës së futbollistit me barcelonën që është 120 milionë Euro. Përsa i përket vetë Rakitic, Inter është gati t’i ofrojë një kontratë me pagë 5 milionë Euro në sezon, një shifër kjo e përafërt me atë që ai përfiton aktualisht te Barcelona.

sfidanti.al