Sançez nuk u pershtat me Mançester Junajtid? Kiliani mund te largohet ne vere

Aventura e Aleksis Sançez te Mançester Junajtid duket se do te perfundoje me shpejt nga sa eshte menduar. Pershtatja e sulmuesit kilian me Djajte e Kuq nuk po ndodh ashtu sic pritej. Sipas medias britanike, Sançez mund te largohet nga Mançester Junajtid gjate kesaj vere vetem 6 muaj pas kalimit ne Old Trafford.

Ne kete sezon, Aleksis Sançez ka shenuar vetem 1 gol ne 10 ndeshje, nje e dhene kjo ka shqetesuar jo pak drejtuesit e klubit anglez. Nga ana tjeter vete Sançez ka mbetur i pakenaqur me eliminimin e Mançester Junajtid nga Liga e Kampioneve dhe kjo eshte nje prej motiveve qe e shtyjne ate qe te mendoje largimin nga Djajte e Kuq.

Vlen te theksohet se Sançez u transferua te Mançester Junajtid nga Arsenali ne merkaton e muajit janar per vleren e 40 milione Eurove. Ne te vertete kiliani ishte prane kalimit te Mançester Siti por ne fund skuadra e Guardioles vendosi te terhiqet nga tentativa e tij dhe Sançes kaloi te Junajtid.

Sfidanti.al