Mohamed Salah nuk është një futbollist si të tjerët, ai është i qetë, i urtë, i tërhequr dhe i shmanget publicitett jashtë fushës. Sidoqoftë, bie në sy fakti se ai ëshë i interesuar për veprimtarinë humanitare, duke ndihmuar fëmijtë në Egjipt që tregon sesa njeri i madh që ai është.
Që është një njeri i madh, këtë ai e tregoi edhe mbas ndeshjes me Uatfordin që Liverpuli e fitoi me rezultatin e thellë 5-0, katër golat nga të cilët në portën, të mbrojtur nga portieri Kariezis, i shënoi Mohamed Salah. Por, në vend që të festonte dhe të gëzohej në mënyrë euforike, sikurse bëjnë lojtarët e tjerë, ai iu afrua, në fund të ndeshjes, dhe i kërkoi falje portierit kundërshtar.
Sfidanti.al