Ruleti kapriçioz i fatit : Starova nga “ferri i kuq”  tek ..telebingo e Feronikelit

Nese besoni  se edhe futbolli paska perëndinë e tij, dhe nëse kjo është si drita e diellit, atëherë ajo që ndodhi me Sulejman Starovën mund të shprehet kështu: Zoti i mbylli një dritare në Shqipëri, por i hapi një ..portë në Kosovë.  Trajnerit më veteran te Superligës, i cili shpesh përkëdhelej me nofkën”djaloshi adoleshent” , edhe për shkak të besimit të tepruar në dashuritë e përjetshme me presidentët ( Gaz Demi më ka thënë se do të dalim në pension bashkë tek Partizani), duket se  i ka zbritur nga qielli ftesa e tipit telebingo. Cili trajner shqiptar, e jo më Sulejmani i plagosur në shpirt nga “demat”, do të refuzonte shumën prej afro 10 mijë euro për të drejtuar ekipin e Feronikelit deri në fund të kampionatit. Një ftesë që i jep fund edhe zakonit të ri të trajnerit, i cili  lakmonte të stërviste ekipe, ku fusha të dukej edhe nga ballkoni i shtëpisë së tij. Edhe Kukësi, që dukej larg në hartë, kur punoi me të, ishte më pranë se çdo ekipi tjetër në Tiranë…

Cili është basti i madh  në Kosovë? Edhe pse e gjeti fushen te mbuluar nga bora, një gjë është e sigurtë, madje dëgjohet  nga goja e tij,  se  nuk e kanë marrë si  magjistar që do të shpikë me detyrim  mrekullinë  e trofeut, por si një trajner me përvojë nga goja e  të cilit presin këshilla supreme ,  duke i lënë pas kurrizit  “bataret” kundër sistemit të Dukës, për të cilin u sakrifikua edhe nga Superliga. Skuadra nga Nikli ndodhet në vendin e 4-t, me një diferencë -6 nga vendi i parë që mbahet nga Drita. Janë pak apo shumë? Apo  kur  kanë ngelur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit, Feronikeli dhe Starova do te shtrengohen  të ndryshojnë njëri- tjetrin. Starova të kujdeset më shumë për portën e tjetrit se sa të veten, ndërsa  Feronikeli të flakë tutje mosbesimin se  ky sezon është i tjeterkujt…

Sfidanti.al