Alegri mbas fiaskos: Nuk jam as i nxehur dhe as i zhgënjyer

Gara për titullin e kampionit përsëri u bë e paqartë, qëkur Juventusi arriti të marrë vetëm një pikë në Ferrari. SPALI që konsiderohet “i mbyturi” i parë, arriti që të mos pësoi asnjë gol, duke i dhënë mundësi Napolit që të afrohej dy pikë, pasi ai e fitoi ndeshjen e fundit.

“Unë nuk jam as i nxehur dhe as i zhgënjyer”, deklaroi trajneri i Juves, Masimo Alegri, duke shtuar se “SPAL-i luftoi mirë deri në fund dhe meriton fjalë lavdërimi. Kur nuk ke energji të mjaftueshme medore, atëherë, kundërshari do të fitojë çdo ‘top të askujt’. Dhe, pikërisht, kështu ndodhi, pasi SPAL-i u tregua më agresiv, për sa dëshmojnë edhe 29 faullet kundër nesh! Në fakt, ata nuk na lanë të marrim frymë. Nganjehrë, është njerëzore që të të mungojë energjia, kur kryeson kampionatin, arrin deri në çerekfinale të Champions-it dhe në finale të Kupës… Dikush priste që ne të gabonim me Lacion, por kjo ndodhi më parë. Kështu që gjera të tilla edhe ndodhin, por, për neve, ka rëndësi që të pushojmë mirë, sepse ne po luftojmë në tre fronte dhe kemi nevojë për çdo lojtar”, vuri në dukje Alegri.

Sfidanti.al