Një nga futbollistët më të mirë ukrainas gjatë të gjithë kohërave dhe trajneri aktual i ekipit përfaqësues të Ukrainës, Andrij Shevçenko, veçoi ekipin favorit që do ta fitojë Champions-in. Shevçenko që, ndërkohë, është edhe ambasador i finales së Champions-it që këtë vit do të zhvillohet në Kiev, beson se Barcelona do të dalë sivjet në krye të Evropës, por me kusht që Lionel Mesi të luajë ashtu siç luajti me Çelsin, kundër të cilit shënoi dy gola dhe dha një pasim goli.
“Nësi Mesi do të luajë, sikurse luajti të mërkurën e fundit, Barça do të dalë kampione Evrope gjatë këtij sezoni. Mesi është i pandalshëm”, i vuri në dukje Shevçenko gazetës “Mundo Deportivo.
Sfidanti.al