Përse sër Ferguson perjashton Çelsin nga fundi i lumtur

Sir Alex Ferguson nuk e konsideron Çelsin si konkurrent për titull të kampionit në Premierligë.

Ish- strategu i Manchester United beson se janë pesë ekipe që do të luftojnë për kreun e tabelës.

“Është e vështirë të parashikohet, siç ishte për shumë sezone tjera”, deklaroi Ferguson për “Kicker”, përcjell “Lajmi.net”.

“Mendoj se janë pesë kandidatë të mundshëm, Manchester City është favorit”, u shpreh ai.

“Arsenal, Tottenham dhe Liverpool, si dhe Manchester United është ende aty edhe pse u mungun vazhdimësia”, theksoi Ferguson.