Anzhelikë Kerber nuk e vuri në dyshim statusin e saj të favorites në turneun e fundit të madh të vitit në Singapor. Tenistja gjermane, sot numri 1 i botës, arriti gjysmëfinalet e turneut Masters ËTA, që për nga rëndësia vjen menjëherë pas 4 Çmimeve të Mëdhenj. Njëzetetetëvjeçarja mundi 2-0 me sete amerikanen Medison Kejs, duke e eleminuar, ndërsa për vete ishte kualifikuar më herët. Kualifikimin e arriti kur Dominika Çibulkova e Sllovakisë mundi rumunen Simona Halep. Sllovakja kaloi në gjysmëfinale bashkë me gjermanen.
Kerber ka lënë pas emrin e madh të dekadave të fundit, Serena Uilliams, dhe duket se do t’i ngjajë sado pak legjendës së mëparshme gjermane, Stefi Graf. Edhe pse nuk shkëlqeu në moshë fare të re si Grafi, sërish Anzhelika mbetet një nga më të mirat sot për sot. Me arritjen në gjysmëfinale, ajo e ka siguruar numrin 1 të botës deri në fund të vitit, ndërsa shpreson të fitojë një tjetër trofe, pasi ia doli në dy Grand Sleme, si në Australian Open dhe US Open.
B. Kuka