Edhe kjo mbetet në histori, kualifikohen në Kupë “bebet” e Liverpulit!

E gjithë skuadra e parë e të kuqve e kishte marrë lejen njëjavore nga trajneri Jurgen Klop. Pavarësisht polemikave, gjermani bëri siç diti vetë (pa dëgjuar 100 vetë), dhe në fushë për ndeshjen e përsëritur ndaj Shrusbërit në Kupën e Anglisë, doli ekipi U23. Trajneri i tij, Neil Kriçlej, pati “vaftisjen” në kompeticionin më të vjetër të botës, dhe i doli mbarë. Doli mbarë edhe basti i Klopit, pasi “bebet” e Liverpulit fituan 1-0 dhe u kualifikuan për në raundin e pestë.

Vendosi një autogol i nga ish-mbrojtësi i Mançester Junajtidit, Ro-Shoun Uilliams, në minutën e 75-të, ndërsa një gol i realizuar nga Shoun Uejlli për miqtë, u anulua për pozicion jashtë loje. Liverpuli pati 3 debutues dhe mjaft të rinj si Kelleher, Hëver, Van der Berg, Ljuis, Klarkson, Çirivela, Eliot, Milar e Xhons. Ndërsa të rinjtë luftuan dhe fituan, yjet e të kuqve do të jenë disa ditë larg Anglisë, me pushime, për të karikuar bateritë për vazhdimin e Premier Ligës, të Championsit dhe të Kupës së Anglisë.

Sfidanti.al