Repsol Honda bëri prezantimin e motorit të ri për Botërorin e MotoGP të 2020 nëpërmjet vëllezërve Marc dhe Alex Marquez. Ceremonia e zbulimit të motorit të ri RC 213 u zhvillua në Xhakarta të Indonezisë dhe ngjyrat nuk ndryshojnë ndërkohë që dy pilotët spanjollë do të kenë numrat 93, Marc dhe 73 debutuesi Alex. Kampioni në fuqi I botës, Marc Marquez që është piloti për t’u mundur në këtë sezon I paralajmëroi të gjithë rivalët e tij.
‘Motivimi është I lartë dhe duam të luftojmë për titull edhe këtë vit-tha 8 herë kampioni I botës në MotoGP
I emocionuar për prezantimin e tij të parë si piloti zyrtar I Repsol Hondës I shfaq vëllai I Marc Marquez, Alex, por edhe ky I ka idetë e qarta.
‘Objektivi im padyshim është që të bëhem debutuesi më I mirë I vitit-tha Alex Marquez-dua që në Katar të jem sa më I gatshëm, dua të kem një kontroll të mirë të motorit. Që nga ai moment cdo ditë do të mendoj që të përmirësohem në MotoGP’.
Sfidanti.al