Dugarry sulmon Kylian Mbappe: Është një fëmijë I llastuar

Kampion bote, por ende I papjekur; Kylian Mbappe është bërë protagonist në media në orët e fundit. Por këtë radhë nuk po ndodh për statistikat e tij të jashtëzakonshmes, por për sjelljen e tij në ndeshjen e Paris Saint Germainit me Montpellier në kampionat  në momentin kur u zëvendësua nga trajneri Tuchel, me Mbappe që nuk e fshehu aspak kënaqësinë dhe u largua në formë proteste duke I lënë të gjithë pa fjalë, përvec njërit.

Bëhet fjalë për Cristophe Dugarry, kampion bote me Francën në vitin 1998 I cili foli për RMC Sport ku nuk ngurroi të kritikojë ashpër sulmuesin 21 vjecar të Paris Saint Germainit

‘Të them të drejtën, u trondita kur pashë këto imazhe, kur pashë Mbappenë që të bënte një veprim te tillë dhe thashë me vete: nuk është e mundur që po e bën këtë-tha Dugarry-është një fjalë që na kujton se është më I pjekur se të tjerët, por një veprim I tillë është I një fëmije të llastuar’.

Në një skuadër, veprime të tilla nuk mund të pranohen pasi nuk tregohet respekt për shokët e ekipit.

‘E adhuroj si futbollist, është I mrekullueshëm dhe shpresoj që ta shoh gjithnjë e më mirë-vijoi Dugarry-u ndjeva vërtet keq kur e pashë të bënte atë gjest. Është mungesë respekti kundrejt Tuchel e sidomos kundrejt shokëve të skuadrës në stol si Icardi e Cavani. Nuk do ta shoh më Mbappe me të njëjtin sy si më parë’.

Dhe të mendosh që kjo polemikë u krijua nga hici me Paris Saint Germain që kryesonte 5-0 dhe me kampionatin francez në xhep.

Sfidanti.al