Neymar dëmtohet sërish…pas festës së ditëlindjes, habitet PSG

Ditët e fundit te paris Saint Germain janë shumë intensive. Polemikave Mbappe-Tuchel dhe përplasjeve mes Neymart dhe arbitrit, iu shtohen probleme fizike pikërisht të brazilianit. Mësohet se Neymar ka pësuar një dëmtim në shpinë që e ka befasuar klubin parizien dhe cudia është se Neymar mësohet se e ka pësuar dëmtimin e tij pas një feste të organizuar për ditëlindjen e tij në mesnatën mes së dielës dhe të hënës

Sipas të përditshmes ‘Le Parisien’, Tomas Tuchel ishte I fundit që e mësoi lajmin për dëmtimin e Neymar. Tekniku I Paris Saint Germainit 4 orë para daljes së lajmit kishte deklaruar se ai do të ishte titullar në ndeshjen e Ligue 1 ndaj Nantes, por më pas u mësua se ai nuk do të ishte në dispozicion të gjermanit në këtë ndeshje.

Është ky një episode që I kthen Paris Saint germainit hijet e së kaluarës . në dy sezonet e fundit, ylli I skuadrës transalpine nuk ka mundur të luajë në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve për arsye dëmtimi duke u shndërruar në një handicap për Paris Saint Germainin në ambicien e tij për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.

Sfidanti.al