NBA, Iguodala bëhet cështje; përplasje me Memphis

Nuk ka asnjë foto të Andre Iguodalas me fanelën e Memphis Grizzlies edhe pse ai është basketbollist I kësaj skuadre që nga 7 korriku I 2019. Ai nuk ka bërë asnjë prezantim, nuk ka luajtur asnjë minutë dhe kjo për faktin sepse ai nuk e ka pranuar kurrë destinacionin Tennessee.

I larguar nga Golden State Warriors për shkak të pagës, 3 herë kampioni I NBA përfundoi në tratativat në merkato me Julian Ëashburn, por shpresonte që të gjente një skuadër tjetër brenda një kohe të shkurtës, gjë që nuk ndodhi dhe tani ka vetëm pak orë në dispozicion derui në mbyllje të merkatos për t’u bashkuar me një skuadër tjetër duke qenë se nuk luan që nga sezoni I kaluar

Tashmë përplasjet mes Iguodalës dhe Memphis është frontal dhe ‘shoku’ I tij I skuadrës Dillon Brooks doli hapur kundër tij. ‘Një lojtar që është pjesë e skuadrës sonë dhe që nuk dëshiron të luajë me ne. mezi po pres që Igoudala të gjejë marrëveshjen me një skuadër të re në mënyrë që unë të kem mundësi që ta sfidoj në parket për t’I treguar se si jemi gatuar ne të Memphis Grizzlies-tha Brooks, fjalë këto që u miratuan në rrjetet sociale nga Ja Morant dhe De’Anthony Melton edhe këta pjesë te Memphisit.

Gjithnjë në rrjetet sociale, është dikush që I del në krahë Andre Igoudalës dhe bëhet fjalë për Stephen Curry, ish shoku I tij I skuadrës te Warriors. Ylli I Golden State në Instagram Story postoi një foto të Igoudala me trofeun e kampionit të NBA në dorë dhe një emotikon që bën të gjithë të heshtin.

Sfidanti.al