Nuk kanë të mbaruar lajmet e këqija për Ousmane Dembele. Sulmuesi francez braktisi stërvitjen e së hënës për probleme fizike dhe ditën e martë ai iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të cilat konfirmuar se Dembele u bë sërish viktimë e një dëmtimi të rëndë.
Barcelona nëpërmjet një komunikate për shtyp bën të ditur se Dembele ka një këputje të plotë të muskulit në bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Katalanasit nuk e bënë të ditur kohën e riaftësimit të tij, por mendohet se Dembele do të qëndrojë jashtë fushave të lojës disa muaj që do të thotë se sezoni është mbyllur për futbollistin që deri tani ka humbur 63 ndeshje zyrtare për shkak dëmtimi që nga momenti kur u transferua te Barcelona
Dëmtimi I Dembelesë shton akoma më shumë problemet e Barcelonës deri në fund të sezonit. Katalanasit po rezultojnë me një numër të reduktuar të futbollistëve për të synuar fitoren e të gjithë trofeve për të cilat ësbhtë në lojë. Quique Setien ka në dispozicion vetëm 3 sulmues dhe bëget fjalë për Messin, Griezmann dhe Ansu Fati. Carlos Perez që ishte projektuar për të qenë në skuadrën e parë u largua në drejtim të Romës
Sfidanti.al