Pele: “Në ekipin tim ka vend vetëm për një lojtar, Mesin ose Ronaldon”!

Debati i “përjetëshëm” se cili lojtar është më i miri në botë, Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo, është, vazhdimisht, temë aktuale dhe vëmendje të madhe ai tërheq, sapo në të merr pjesë ndonjë legjendë e madhe e futbollit. Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave të botës, Pele, gjithashtu, vendosi që të bëjë një krahasim të vetin mes këtyre dy yjeve më të mëdhenj të futbollit të sotëm, duke vënë në dukje se në ekipin që mendon se është më i miri, ka vend vetëm për njërin nga ata të dy dhe ky është… futbollisti argjentinas, Lionel Mesi.

“Të them të drejtën, unë do të zgjidhja Mesin. Unë zgjedh Mesin, sepse ai shënon shumë gola të rëndësishëm, ndërkohë që ai e motivon të gjithë ekipin që të luajë dhe jep pasime të sakta e vendimtare. Në ekipin tim, unë do të preferoja të fusja Mesin. Ai e ka vendin të garantuar në ekipin tim”, vuri në dukje Pele.

Sfidanti.al