Në Kombëtare nuk hyn dot pa vizë…

Në Shqipëri por jo vetëm, edhe në botë, ekziston një ligj i pashkruar që shpeshherë bëhet temë debati edhe pse në fund të fundit nuk ka asnjë rregull të shkelur apo normë të thyer. Bëhet fjalë për atë ligj ku një drejtues i caktuar apo organizatë e fuqishme në në pushtet a në detyrë, e rrethon veten me fanatikë e njerëz që kanë të njëjtën prejardhje gjeografike. Të gjithë mbështesin njëri-tjetrin derisa formohet një grup i fuqishëm dhe dominues. Një fenomen që mesa duket po na shoqëron edhe në Kombëtaren tonë të dashur. Psh. Trajneri Sylvino me pashaportizim në Lushnje i dha minuta të bollshme Rei Manajt po nga Lushnja e në këtë rast teoria e mbështetjes së “patriotëve” vërtetohet por në rastin tonë jemi edhe më unikalë sepse ka zëra që Zabaleta po punon për të ngritur lobin e argjentinasve në Kombëtare. Tomas Guidara pritet të jetë risia në listën e trajnerit Silvinjo për muajin shtator. Mbrojtësi ndiqet prej kohësh nga tekniku dhe pritet të bëhet pjesë e kuqezinjve në grumbullimet e radhës. Lojtari me rrënjë arbëreshe që ka pranuar ftesën e Shqipërisë luan në Argjentinë te ekipi i Huascan. Në raste të tilla ne në Shqipëri themi: Në Kombëtare nuk hyn dot pa vizë lushnjare apo…argjentinase.

Nga Pirro Bardhyli