Një fundjavë në.. gijotinë: “Fluturojnë” tri koka trajnerësh në Europë!

Fundjava që kaloi, ka qenë malinje (e keqe) për disa trajnerë në Evropë, pasi “fluturuan” tri koka të tyre. Anderlehti, klubi më me shumë trofe në Belgjikë, shkarkoi trajenrin Rene Vajler, ndërkohë që u liruan nga detyrat trajnerët e Volfsburgut dhe të Alaveshit spanjoll.

Anderlheti, mbas nëntë javësh të kampionatit kombëtar, ka arritur që të ketë vetëm nëntë pikë, nga të cilat vetëm një pikë në gjashtë ndeshjet e fundit! Pothuajse, në të njëjtën kohë, u shkarkua edhe trajneri i Volfsburgut, Andreas Jonker. “Ujqërit”, nën drejtimin e këtijt trajneri 54-vjeçar, kanë shënuar vetëm një fitore në katër ndeshjet e para të Bundesligës gjermane. Zëvendësimi i parë i trajnerit ndodhi gjatë fundjavës së kaluar edhe në Primerën spanjolle, ku u shkarkua trajneri i Alaveshit, Luis Subeldia. Alaveshi, këtë sezon, e ka filluar me katër humbje dhe është i vetmi ekip në kampionatin spanjoll që nuk ka shënuar, deri tani, asnjë gol!

Sfidanti.al