Nejmar-Barcelona nuk ka mbaruar; gati apelimi në FIFA

Shumë zhurmë për asgjë. I trishtuar te Paris Sën Zhermeni, Nejmar nuk arriti dot të kurorëzojë ëndrrën e tij për t’u kthyer te Barcelona pas një vere plot fjalë e tratativa që në fund u sfumuan. Problemet e Nejmar nisën në qershor me dëmtimin në kavilje gjatë miqësores me Katarin që e detyruan të braktisë Copa America për të vijuar me akuzat për përdhunim nga një modele braziliane, për të rezultuar në fund i pafajshëm

Sikur të mos mjaftonin këto, por 27 vjecari mori edhe dënimin nga UEFA me 3 ndeshje pezullim për shkak të një postimi kritik ndaj arbitrit Skomina për ndeshjen mes Paris Sën Zhermenit dhe Mancester Junajtid në Ligën e kampioneve, të gjitha këto patën si kulm dëshirën e Nejmar për të lënë Paris Sën Zhermeni pas 2 sezonesh për t’u kthyer te Barcelona.

Në Katalunjë e presin krahëhapur, kjo edhe sepse Paris Sën Zhermeni nuk ka ndërmend ta mbajë futbollistin kundër vullnetit të tij gjë që e kanë shprehur edhe drejtuesit më të lartë të klubit francez. pPor kampionët e Francës janë lodhur nga historitë e Nejmarit jashtë fushave të futbollit dhe kështu nuk bëri asnjë lëshim për brazilianin për të cilin në 2017 paguan 222 milionë Euro që ishte klauzola e gjidhjes së kontratës së lojtarit me katalanasit.

Barcelona ofroi 130 milionë Euro cash dhe Rakitic, Todibo dhe Dembele, por dyshimet e mbrojtësit bënë që tratativat të dështojnë. Megjithatë kjo histori nuk është mbyllur ende. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’ ideja e avokatëve të Nejmar është që të bazohen te neni 17 i rregullores së FIFA për transferimin e lojtarëve sipas të cilës, një futbollist mund të zgjidhë në mënyrë të njëanshme të kontratës pasi ka kaluar 3 vjet në klubin e tij te fundit sigurisht duke paguar edhe një lloj dëmshpërblimi që sipas përllogaritjeve arrin në 170 milionë Euro

sfidanti.al