Napoli, Hysaj, e ardhmja është gjithnjë e më larg skuadrës

E ardhmja e Elseid Hysajt me shumë gjasa do të jetë larg Napolit. Është vetë agjenti I futbollistit 25 vjecar, Mario Giuffredi që e bëri të ditur ekzistencën e kësaj mundësie në një intervistë për Radio Punto Nuovo:

‘Është një futbollist që për 3 vjet ishte më I miri në Serie A dhe në këtë periudhë të kampionatit dhe Kupave të luajtura me Gattuson në stol, tregoi se ishte një lojtar I nivelit të lartë-tha Giuffredi-por është thuajse e pamundur që ai të qëndrojë te Napoli, Nuk do të sillem kurrë keq me drejtuesit e klubit, por është e drejtë që rrugët të ndahen’.

Elseid Hysaj u fol për një largim nga Napoli në muajt e verës së kaluar ku destinacioni më I mirë për të u duk Spanja, me Atletico Madrid e Valencian që kërkuan shërbimin e tij, por në një arsye apo tjetrën asnjë prej këtyre lëvizjeve nuk u kryen me Hysajn që qëndroi në radhët e Napolit.

Sfidanti.al