Ter Stegen-Barcelona, tani diskutohet rinovimi I kontratës

Përpara pak javësh, u ngritën dyshime për të ardhmen e Marc Andre Ter Stegen te Barcelona, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Klubi katalanas në fakt nuk dëshiron të privohet nga shërbimi I portierit gjerman që gjatë këtij sezoni e ka shpëtuar jo pak herë nga telashet.

Në fakt sipas medias katalanase, Barcelona ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Ter Stegen dhe këto tratativa duket se po ecin mirë. Në fakt është arritur një akord me agjentin e futbollistit Gerd Vom Bruch dhe mbetet për t’u përcaktuar vetëm kohëzgjatja e kontratës 4 apo 5 vjet. Kontrata aktuale e Ter Stegen me Barcelonën skadon në vitin 2022 dhe së fundmi për gjermanin kanë shfaqur interesin klube si Chelsea, Bayern dhe Juventus.

Por nga ajo që kuptohet në atë cfarë është publikuar në median katalanase, Ter Stegen është I destinuar të qëndrojë te kampionët e Spanjës ku do të përfitojë edhe një rritje të pagës si dhe të klauzolës së zgjidhjes së kontratës që aktualisht është 180 milionë Euro.

Sfidanti.al