Mijatoviçi për Joviçin: S’jam i sigurt se Zidane e njeh Lukën!!!

Ish-futbollisti dhe ish-drejtori teknik i Realit të Madridit, malazezi Predrag Mijatoviç, bëri kritika në adresë të atyre që drejtojnë klubin mbretëror që angazhuan futbollistin e ri serb të Aintrahtit të Frankfurtit, serbin Luka Joviç.

“Reali ka nënshkruar kontratë me një rezervist, unë nuk jam i bindur se Zidane e njeh mirë Lukën. Atij do t’i duhet të kryejë shumë punë gjatë verës. Sodoqoftë, Joviçi është i ri dhe nuk duhen injoruar 20 golat e tij gjatë sezonit të kaluar. Ai mund të jetë i dobishëm, është sulmues i ri dhe atij i duhet dhënë kohë që të zhvillohet”, tha legjenda e futbollit malazez.

Sfidanti.al