Messi I përgjigjet kërcënimeve të Kavanit: Kur të duash

Argjentinë-Uruguaj është gjithnjë një ndeshje shumë intensive me tensione mes lojtarëve edhe kur bëhet fjalë për një miqësore. Një moment I tillë u pa edhe në përballjen e zhvilluar në Bloomfield Stadium të Tel Avivit  dhe protagonistë Lionel Messin dhe Edinon Kavanin.

Gjithcka ndodhi në episodin kur ndaj messit u shkaktua një faull kur u ndez një diskutim I ashpër që kërkoi ndërhyrjen e Luis Suarez. Sipas medias argjentinase, edhe kur u ndanë  dhe në distancë, Edinson Kavani e ‘ftoi në duel’ kapitenin e Argjentinës dhe kamerat arritën të kapnin Messit që iu përgjigj sulmuesit të Paris Sën Zhermenit me frazën: Kur të duash

Në Argjentinë ky reagim I Messit është pritur mjaft mirë pasi në të kaluarën e kishin akuzuar si person të ftohtë. Tani Messi po vlerësohet për mbrojtjen dhe iu përgjigjet atyre që e sfidojnë.

Sfidanti.al