‘Fino alla fine’; Bonuci rinovon me Juventusin deri në 2024

Leonardo Bonucci do të mbyllë karrierën te Juventusi. Qendërmbrojtësi italian rinovoi këtë të martë kontratën e tij me Zonjën e vjetër deri në vitin 2024, lajm që u komunikua nga vetë klubi torinez me një deklaratë zyrtare.

‘Është një histori e gjatë dhe intensive që e lidh Leonardo Bonucin me Juventusin-theksohet në komunikatën e Juventusit-një histori që do të vazhdojë deri në vititn 2024. Zyrtarizohet rinovimim I kontratës së Leos me ngjyrat bardhezi’.

Bonucci, 32 vjec është një prej liderëve të mbrojtjes së Juventusit së bashku me kapitenin Xhorxho Kielini. Me Zonjën e Vjetër ai ka fituar 7 tituj kampionë të Italisë, 3 Superkupa Italiane dhe 4 Kupa të Italisë. Bonucci u transferua te Juventusi në 2010 pasi la skuadrën e Barit dhe qëndroi te torinezët deri në 2017 kur kaloi te rivalët e Milanit me një kontratë me pagë mbi 7 milionë Euro në sezon. Por te kuqezinjtë, Bonuci qëndroi vetëm 1 sezon dhe në verën e vitit 2018 ai u kthye te Juventusi duke fituar edhe 2 tituj të tjerë në Serinë A. Për më tepër Bonuci është një element I rëndësishemn edhe te skuadra përfaqesuese italiane me të cilën do të luajë në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Sfidanti.al