Messi e Grizman, raport I ftohtë? Imazhet thonë të kundërtën

Në pjesën e parë të këtij sezoni, u spekulua shumë  me lajmet për raportet mes Antuan Grizman dhe Lionel Messi teksa u fol për një marrëdhënie aspak të mirë mes tyre dhe që po reflektohej edhe në fushën e lojës, ku ata futbollistik ende nuk kanë mundur të lidhen sic duhet. Vetë sulmuesi francez sqaroi këtë histori teksa foli pëe ëebsite e UEFA ku theksoi se marrëdhëniet me Messin vetëm sa mund të përmirësohen duke zbuluar se tashmë po ai, Messi dhe Luis Suarez kanë filluar të frekuentojnë njëri-tjetrin.

Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Gjatë momentit të nxemjes përpar ndeshjes mes Leganes dhe Barcelonës, Grizman e Messi u panë të bëjnë shaka dhe të përqafohen me njëri-tjetrin, imazhe këto që u kapën edhe nga kamerat e programit ‘El Golazo de Gol’

Sfidanti.al