Merkato e Interit; zikaltrit I rikthehen Ivan Rakitic

Pauza për ndeshjet e kombëtareve u shërben klubeve për të marrë frymë dhe të mendojnë për strategjitë e tyre ku përfshihen edhe ato të merkatos, për muajt në vazhdim dhe futbollistëve për t’u shkëputur nga ambienti I punës së përditshme dhe për ta lëshuar disi veten.

Ndërthurja e këtyre dy aspekteve mund të ringjallin një ide të merkatos në shtëpinë e Interit në fushën e pëforcimeve të muajit janar në repartin e mesfushës ku Antonio Konte ka nevojë për lojtarë me eksperiencë dhe këtë mund ta ofrojë pikërisht Ivan Rakitic.

Mesfushori kroat u vu në shënjestrën e zikaltërve edhe gjatë muajve të verës kur Marota dhe Auzilio tentuan t’I bëjnë këtë dhuratë trajnerit të tyre duke hedhur sytë edhe te Vidal e Milinkovic-Savic, pista këto që mbeten që të ndiqen në muajin qershor, ndërkohë që Rakitic është një lëvizje që mund të bëhet edhe në muajin janar.

‘Nuk ka klub më të mirë se Barcelona, por unë dua të luaj, jo vetëm të shëtis në qytet-tha Rakitic gjatë ditëve të grumbullimit të tij në kombëtare-për mua është një moment I vështirë’.

Deri tani Rakitic, në këtë sezon ka luajtur 186 minuta me fanelën e Barcelonës. Ardhja e De Jong ia ka ngushtuar hapësirat dhe nëse në drejtim të tij mund të vijë ndonjë ofertë prej 30 milionë Eurosh, Barcelona mund ta lejojë Rakitic të largohet kjo edhe për faktin se kroati ka një kontratë që I skadon në vitin 2021. Për Interin kjo shifër është e përballueshme sidomos nëse zikaltrit do të realizojnë shitjen e Gabigolit për një shifër pak a shumë të njëjtë.

Sfidanti.al