Senegali frenon Brazilin; miqësorja përfundon me barazimin 1-1

Ndeshja e 100 me fanelën e përfaqësuesen nuk I dhuroi kënaqësi të mëdha Nejmarit dhe Brazilit; në Singapor, ‘Seleçao’ u ndal në barazimin 1-1 me Senegalin e Kulibalisë dhe Manesë. Skuadra 5 herë kampione e botës kaloi shumë shpejt në avantazh në minutën e 9 me një gol kryevepër të sulmuesit të Liverpulit, Firmino pas një aksioni të nisur nga Kutinjo dhe  të vijuar nga Gabriel Zhezus.

Por  në minutat shtesë të pjesës së parë, skuadra afrikane barazoi rezultatin me golin e Diedhiu të shënuar me 11 metërsh që u fitua nga Mane pas një faulli të Markinjos.

Historitë nuk ndryshuan në pjesën e dytë me Brazilin që kishte një superior territorial steril në fushën e lojës  për të regjistruar ndeshjen e tretë radhazi miqësore pa fitore,  pas barazimit me Kolumbinë dhe humbjes me Perunë

Sfidanti.al