Napoli, Kulibali sfidon Juventusin: Dua të fitoj titullin këtu

Titulli në Serinë A është ideja e fiksuar në mendjen e Kalidu Kulibalisë. Mbrojtësi I napolit konfirmoi edhe njëherë objektivat sezonale të skuadrës së tij duke larguar të gjitha zërat e merkatos së tranferimeve që po e rrethonin.

‘Jam mësuar, dalin shumë lajme që flasin për largimin tim, por objektivi im është të fitoj me Napolin, për pjesën tjetër nuk kam ndonjë interes-tha Kulibali që tashmë është I grumbulluar me përfaqësuesen senegaleze.

Në intervistën e Kulibalisë nuk mungoi as sfida që I bën Juventusit që aktualisht  ësëhtë në krye të Serisë A.

‘Objektivi ynë është të të fitojmë titullin kampion duke mndëur më të mirët edhe pse këtë vit do të jetë akoma më I vështirë, pasi të gjithë janë përforcuar dhe konkurrenca është rritur-vijoi Kulibali-Juventusi është skuadra për t’u mundur. Fillimi I sezonit nuk ishte ndër më të mirët, por duhet të përmirësohemi për t’iu afruar’.

Sfidanti.al