Media spiunon: Marselo i kërkoi Realit të Madridit kalimin te Juventusi

Kalimi i mundshëm i Marselos te Juventusi është dicka më shumë se thjesht një zë merkatoje. Në fakt në Spanjë janë të gjithë të bindur se Marselo e dëshiron shumë kalimin te Juventusi për t’u bashkuar me mikun e tij, Kristiano Ronaldo. ‘Nëse Juventus do të bëjë një ofertë për mua duhet të më lini të largohem-ishte kërkesa e Marselos për Florentino Perez me këtë të fundit që është gati t’ia plotësojë atë duke qenë se po mendon për revolucion te Reali i madridit.

E gjithë kjo të kujton shumë telenovelën e kalimit të Modric te Interi, por me një fund krejt ndryshe. Në fakt Florentino Perez po ka filluar kërkimet për zëvendësuesin e Marselos dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Betisit, Xhunior Firpo, ndërkohë që prej kohësh që është hedhur ideja e marrjes së Eriksen nga Totenhemi për të marrë vendin e Modric, me kroatin që duket se nuk ka ndërmend më të largohet nga Reali i Madridit.

sfidanti.al