Damjan Shishkovski te Kukësi? Ofertë origjinale apo alibi shqiptare…

Media maqedonase shkruan se ka mundësi që portieri i përfaqësueses maqedonase, Damjan Shishkovski, ta vazhdojë karrierën e tij te klubi shqiptar i Kukësit që ka shprehur interesimin e tij për këtë portier që, në fakt, momentalisht, është i paangazhuar, pra pa klub, pasi e prishi kontratën me klubin Lahti të Finlandës.
Shishkovski, sikurse shkruan media e lartpërmendur, ka para vetes disa oferta dhe njëra nga ato i ka ardhur atij nga Kukësi i Shqipërisë, ku atij i ofrohet statusi i sigurt i portierit kryesor të formacionit të parë.
Shishkovski, 23 vjeç, karrierën e ka filluar me Rabotniçkin e Shkupit, ndërsa më pas ka luajtur me Gentin belg dhe Lahtin finlandez.
Sfidanti.al