Maldini me shpatë në dorë: Suso të ikë nga Milani

Paolo Maldini, si një nga drejtorët e mëdhenj të Milanit, ka përveshur menjëherë mëngët për krijimin e ekipit që do të konkurrojë sezonin e ardhshëm dhe në të nuk ka vend për Suson, pasi ky pjesëtar i përfaqësueses spanjolle ka kundërshtuar që të nënshkruajë kontratë të re, duke paraqitur kërkesat e veta, kështu që gjatë verës ai me siguri që do të shitet.

Drejtori i ri (Maldini) u informua për kërkesat e futbollistit që kërkon një kontratë katërvjeçare dhe gjashtë milionë euro në vit plus bonuset. Këto kushte janë të papranueshëm për klubin “rosoner”, kështu që Maldini vendosi ndërprerjen e bisedimeve dhe që Suso të vihet në listën e transferimeve.

Milani kërkon për këtë lojtar ofensiv anësor 40 milionë euro që, sikurse thuhet, është gati t’i paguajnë Atletiko e Madridit dhe disa klube të Premier Ligës.

Sfidantia.al