ESPN, një nga mediumet më të mirinformuar në botë, bën të ditur se Golden Stejt Uorriors që sapo humbi titullin e kampionit të SHBA-së në serinë finale të NBA-së ndaj Toronto Raptorsave, është gati që t’u ofrojë kontrata maksimale pesëvjeçare basketbollistëve të vet, Kevin Durant dhe Klej Tomson, që e mbyllën serinë finale të lartpërmendur me dëmtime serioze që do t’i lënë ata jashtë fushës së bashketbollit për një kohë të gjatë.
Madje, Duranti, për shkak të këputjes së ligamentit të thembrës së Akili në ndeshjen e pestë të serisë finale të sipërpërmendur, do të jetë i detyruar që të mos luajë gjatë pothuajse të gjithë sezonit të ardhshëm. Edhe Klej Tomsoni ndodhet në një situatë të ngjajshme mbas dëmtimit të tij në serinë finale të përmendur më lart.
“Unë kam mësuar, pasi bisedova me njerëz që janë të afërt me klubin Golden Stejt, se ky i fundit ka ndërmend që t’u ofrojë kontrata maksimale pesëvjeçare Durantit dhe Tomsonit”, deklaroi gazetari i ESPN-së, Brajan Uindhors.
Sfidanti.al