Pogba, ikja jote nga Mançester Junajtidi, do te jetë “mundje sumo”!

Që nga Japonia vendosi të jepte deklaratën që do të krijonte klimën e luftës. Pol Pogba mesa duket e ka ndarë mendjen për të ikur nga Mançester Junajtidi, ndaj edhe u shpreh se “ndoshta është koha e duhur për të provuar diçka të re”. Në kohën e sotme, kur betimet “derisa vdekja të na ndajë” janë thjesht “lakra” të mbetura në kokë nga e kaluara, dashuritë lindin e shuhen shpejt, dhe kështu po ndodh edhe me francezin në “Old Traford”.

Reali i Madridit e pret me krahë hapur, veçse ikja e tij nga Anglia për në Francë, pavarësisht distancës së shkurtër, pritet të jetë një histori e gjatë. Ose të paktën, një histori e shtrenjtë. Klubi anglez i ka vënë çmimin në “etiketë”, prej 150 milionë eurosh të paktën, ndërsa Reali duhet së pari ta grumbullojë këtë shumë, si dhe të bëjë një zgjedhje strategjike. Nëse i jepet mundësia, do të preferonte Pogbanë apo Nejmarin?

Mesfushori i Francës, në Japoni, nuk e humbi rastin për të bërë foto ekzotike me mundësit me famë botërore të sumos. Duket se ikja e tij nga “Old Trafordi” do të jetë vërtet një “mundje sumo”.

Sfidanti.al