Realit i ngeci në dorë: Askush nuk e do Navasin!

Disa javë mbasi atij iu njoftua se trajneri Zinedin Zidane nuk ka më  nevojë për shërbimet e tij dhe se portieri nr.1 i Realit sezonin e ardhshëm do të jetë Tibo Kurtoa, portieri kostarikan Kejlor Navas nuk po gjen dot ndonjë klub të ri, ku ai do të mund ta vazhdojë karreirën e tij.

Navasi, në fakt, ka pranuar që të ikë, por ai ka kërkesa të larta sa u përket kushteve të veta personale; ai kërkon shtatë milionë euro në vit, pothuajse dy herë më shumë sesa ai merr te Reali, ndërkohë që edhe po të ikë si lojtar i lirë, Reali do të jetë i detyruar që t’ia vazhdojë dhënien e pagës.

Navasi madje refuzoi edhe PSZH-në që ishte më shumë e interesuar për shërbimet e tij mbas ndërprerjes së bashkëpunimit me Bufonin. Ka mundësi edhe Mançester Junajtidi të heqë dorë nga Navasi, nëse nuk do të marrë aq para sa do nga shitja e portierit të vet të deritanishëm, Dejvid de Gea. Opsione tjera për Navasin janë Benfika dhe Porto, por të dy këta klube me siguri që do t’i konsiderojnë si të larta kërkesat e Navasit.

Sfidanti.al