Balotelli në futboll jooo, por në dashuri kërkon falje!

Mario Balotelli dhe Fanny Neguesha i janë rikthyer edhe një herë historisë së lënë në mes rreth dy vjet më parë, komenton Gazeta Express.

Sulmuesi italian i Nice-s dhe bukuroshja belge kanë nisur të shoqërohen bashkë. Lajmin e bën të ditur revista “Chi” që thekson se bomberi dhe modelja kanë kaluar natën e Krishtlindjes në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në mars të 2013 Mario Balotelli dhe Fanny Neguesha ishin fejuar, por kjo lidhje nuk kishte funksionuar, të cilët ishin ndarë në shtator të 2014. Por, duket se duan t’i lënë gjitha anash dhe të nisin edhe një herë historinë e dashurisë aty ku e lanë vite më parë.