Lazio, Lotito: Superkupa në Riad për të drejtat e femrave arabe

Zgjedhja për të luajtur Superkupën e Italisë në Arabinë Saudite ka shkaktuar jo pak polemika për shkak të akuzave për  dhunim të të drejtave njerëzore në këtë vend dhe jo vetëm. Por presidenti I Lazios, Klaudio Lotito e mbrojti këtë zgjedhje të Lega Serie A

‘Në Riad do të bëjmë një takim me të gjitha gratë që të mbrohen dhe të respektohen të drejtat e tyre-tha Lotito-femrat arabe duhet të kenë barazi në të drejtat e tyre dhe futbolli mund t’I ndihmojë’

Pra sfida mes Juventusit dhe Lazios është më shumë se thjesht një sfidë futbolli.

‘Është e lehtë të konstatosh dhe të thuash se në ato vende dhunohen të drejtat e grave, ne bëjmë dicka për të ndryshuar këtë sistem-shtoi Lotito-nuk shkojmë në Riad vetëm për të luajtur një ndeshje futbolli, por sepse duam të bëjmë dicka për të ndryshuar. Shtrembërimet  e sistemit mund të ndryshojnë vetëm me praninë e të gjithëve, ata që mungojnë e kanë gjithnjë gabim. Ne garantojmë spektaklin, ato garantojnë ndryshimin. Ne luftojmë cdo sjellje që  nuk është në linjë me ligjshmërinë. Ndryshimi I madh bëhet edhe nëpërmjet një ndeshjeje’.

Sfidanti.al