Ylli i Malagës: Dua të shënoj kundër Realit.. t’ja jap titullin Barcelonës

Dihet mirë se Malaga do të jetë pengesa e fundit e Realit të Madridit, kur është fjala për titullin e kampionatit të Spanjës, dhe, ndërsa po afron kjo ndeshje, atmosfera po elektrizohet në “La Rosaleda”, ku “mbretërorëve” do t’iu mjaftojë edhe vetëm një pikë që të sigurojnë Primerën spanjolle. Pra, Realit i mjafton edhe barazimi që të dalë kampion, duke pasur parasysh se ai ka një epërsi prej tri pikësh ndaj Barcelonës një ndeshje para mbylljes së kampionatit, ndërkohë që në ekipin katalonjas mbajnë shpresa te shërbimet e Malagës, ndërsa Barça duhet të fitojë ndaj Eibarit.

Sidoqoftë, në median spanjolle theksohet se janë të vogla shanset që Reali të humbasë në Malaga, por, mëgjithatë, nëse ka njeri që dëshiron që Realit “t’i prishen llogaritë”, ky është ish-lojtari i të rinjve të Barcelonës, Sandro Ramirez, që është bërë, gjatë këtij sezoni, ylli kryesor i Malagës dhe, me siguri, lojtari më i mirë i këtij ekipi, kështu që ai bëri deklaratën më të spikatur në prag të ndeshjes të së dielës mes Malagës dhe Realit. “Shpresoj që të shënoj në portën e Realit dhe t’ja jap titullin Barcelonës. Kjo është ëndrra ime. Shpresoj që ajo ditë të jetë dita ime e ëndrrës, sepse ja kam borxh Barcelonës”, theksoi Sandro në intervistën që i dha, dje, “Golit”.

Sfidanti.al