Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Xabi Alonso, zbuloi tri gjërat, për të cilat atij i vjen keq në karrierën e tij, në prag të ndeshjes së tij të fundit. Ky futbollist spanjoll me mjaft përvojë, sot (të shtunën) do t’i thotë lamtumirë futbollit, në “Alianc Arenën” në ndeshjen kundër Frajburgut, ndërkohë që ai thotë se i vjen keq për tri gjera në karrierën e tij. “Po, më vjen keq për disa gjëra, që të jem i saktë. Gjatë sezonit 2002-2003, me klubin tim Real Sosiedad, ne ishim vetëm një hap larg fitores së La Ligës. Më vjen keq edhe për sezonin 2008-2009, ndërkohë që e njëjta gjë më ndodhi edhe me Liverpulin. Ne ishim afër me Junajtidin, por nuk arritëm që ta kapnim.
Me bluzën e Bajernit të Mynihut, më vjen keq për dy eliminimet e njëpasnjëshëm në Ligën e Kampioneve, fillimisht, nga Barça, më 2015, ndërsa nga Atletiko, më 2016. Sa afër, aq edhe larg trofeut. Më vjen shumë keq, por ky është futbolli, pasi jo, gjithnjë, ju fitoni, ndërsa një profesionist duhet ta pranojë këtë fakt. Sidoqoftë, unë mund të kujtoj shumë momente të bukur në karrierën time, kështu që humbjet bëhen të parëndësishme”, thotë Alonso. Ky mesfushor 35-vjeçar ka lënë pas vetes një karrierë të suksesshme, që nga Real Sosiedadi deri te Liverpuli, Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut. Alonso mund të mburret edhe me dy trofetë evropianë dhe një botëror me përfaqësuesen e Spanjës.
Sfidanti.al