Klubi belg më me shumë trofe, Anderleht, siguroi titullin rekord të 34-t, duke qenë se një ndeshje deri në fund të play off-it u bë i pakapshëm për rivalin e tij kryesor, Bryzh. Kështu, Anderlehti fitoi titullin e tij të 34-t të kampionit. Në ndeshjen e fundit, Anderlehti mundi 3-1 Sharlroan, jashtë fushës së vet, dhe, me 49 pikët që ka grumbulluar, u bë i pakapshëm në pozicionin e liderit, ndërkohë që Bryzhi ka mbetur, në kampionatin belg, mbrapa rivalit të tij kryesor 7 pikë. Anderlheti, në fakt, kishte më shumë pikë edhe në pjesën e rregullt të kampionatit dhe e filloi fazën play off me 31 pikë, ndërsa Bryzhi e filloi fazën suplementare prej 10 ndeshjesh me 30 pikë. Vendin e tretë me siguri që do ta fitojë Genti.
Sfidanti.al