Ish-lojtari i shquar i Liverpulit Stiven Xherard i dërgoi ish-bashkëlojtarit të tij, tani, “të pensionuar” Dirk Kajt një mesazh plot emocione që, sikurse duket, i preku edhe tifozët e “të kuqve”. Kajti që fitoi, ditët e fundit, kampionatin holandez në përbërje të Fejenordit të Roterdamit, duke qenë një nga lojtarët e tij kryesorë, njoftoi, vetëm tri ditë pasi shënoi tre gola në ndeshjen ndaj Heraklesit që i dha titullin ekipit roterdamas mbas 18 vitesh, largimin e tij, si lojtar, nga futbolli.
Ky futbollsit 36-vjeçar e përshkroi fitimin e titullit të kampionit të Holandës si një nga momentët më të bukur në karrierën e tij, por kujtoi se ai ka pasur momente të bukur edhe te Liverpuli. Xherardi, nga ana e tij, me këtë rast, i dërgoi Kajtit, përmes rrjetit social, një mesazh emocional, duke postuar edhe një fotografi të përbashkët: “Urime, mik, për karrierën tënde fantastike. Jam shumë i lumtur për ty dhe familjen tënde që po largohesh nga futbolli në këtë mënyrë. Të uroj të gjitha të mirat në ditët e tua të ‘pensionit’ dhe bëji të fala familjes tënde”, shkruante Xherardi në mesazhin e tij.
Sfidanti.al