Sharapova: Nuk ka asnjë pengesë për ëndrrat e mia

Maria Sharapova është plotësisht e vendosur që të kthehet në majë të tenisit botëror, pavarësisht nga të gjitha pengesat që ajo ka, mbas përfundimit të pezullimit të saj 15-mujor, për shkak të dopingut. Federata e Tenisit të Francës vendosi, pak ditë më parë, që të mos t’i dërgojë “Wild Card” (ftesë të veçantë) Sharapovës që të marrë pjesë në turneun “Rolan Garos”, duke ngjallur mjaft reagime. Ndërkohë, ka shumë teniste që kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për kthimin e Sharapovës në fushat e tenisit, duke vënë dukje se asaj i krijohen privilegje që ajo nuk i meriton.

Sidoqoftë, Sharapova është vendosur që të kthehet në skenën e madhe të tenisit, duke bërë edhe deklaratën më të fundit: “Nëse kjo është ajo që unë duhet të kapërcej, që përsëri të ngjitem në majë, unë jam gati, e gjitha dhe çdo ditë. Nuk ka fjalë, pengesa dhe lojra që të më pengojnë mua që të realizojë ëndrrat e mia dhe unë kam shumë të tilla”, thotë Sharapova.

Sfidanti.al